Gjatë mbledhjes së 301-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), kryesuesi Arian Gashi bëri të ditur se Aleksandër Lumezi, prokuror në zyrën e kryeprokurorit të shtetit, ka dhënë dorëheqje nga detyra si anëtar i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.
Të lidhura
None found
Sipas Gashit, në letrën e dorëheqjes Lumezi ka deklaruar: “…nuk e konsideroj të arsyeshme të vazhdoj ku qëndrimi profesional për vlerësimin është në kundërshtim me anëtarët e tjerë të Komisionit”.
Gashi njoftoi se anëtari i ri i këtij komisioni do të caktohet në një nga mbledhjet e ardhshme.
Pas përfundimit të pauzës, Këshilli vijoi mbledhjen në seancë të mbyllur, ku po shqyrtohen rastet disiplinore dhe çështja e vlerësimit të performancës.
