Nico Paz, kandidati për fanellën “10” të Argjentinës pas Messit

Argjentina po mendon për të ardhmen pa Lionel Messin, i cili ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij me kombëtaren. Në këtë situatë, Nico Paz shihet si emri që mund të trashëgojë fanellën ikonike me numrin 10, nëse Lionel Scaloni rinovon kontratën dhe qëndron në drejtimin e përfaqësueses.

Të lidhura

None found

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Federico Bueno gjatë raportimit për ESPN Argentina TV, duke e vendosur talentin e Comos në qendër të projektit të ardhshëm të kampionëve të botës.

Edhe pse në Kupën e Botës 2026 nuk pati shumë hapësira për të luajtur, Paz konsiderohet një prej futbollistëve që mund të marrë përgjegjësi të mëdha me Argjentinën në vitet e ardhshme.

Mesfushori ofensiv 21-vjeçar ka spikatur me paraqitjet e tij te Como, ndërsa progresi i shpejtë i ka sjellë edhe krahasime me Lionel Messin.

Gjatë sezonit të kaluar, ai shënoi 12 gola dhe regjistroi tetë asistime. Për paraqitjet e tij, Paz u vlerësua edhe si mesfushori më i mirë i Serie A-së.

Një tjetër mundësi e rëndësishme do t’i hapet këtë sezon, kur ai do të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të dëshmojë aftësitë e tij në skenën më të madhe të futbollit evropian.

Megjithatë, përpara se të qartësohet e ardhmja e fanellës me numrin 10, duhet të merret vesh edhe vendimi i Lionel Scalonit për të ardhmen e tij në stolin e Argjentinës.

Trajneri pritet të vendosë së shpejti nëse do ta vazhdojë bashkëpunimin me kampionët e botës dhe nëse do të jetë ai që do të drejtojë projektin e ciklit të ardhshëm.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişsekabetjojobet