Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, i është drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje me kërkesën që të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Të lidhura
None found
Gjatë një konference për media të mbajtur në hollin e Kuvendit, Bytyqi deklaroi se formimi i institucioneve të reja nuk ka më arsye të shtyhet, pasi LDK-ja ka shprehur gatishmërinë për të votuar një president konsensual.
Ajo tha se dihet që Serbia nuk e njeh Kushtetutën, por se nuk kishin menduar që atë të mos e njihte as pushteti. Pavarësisht kësaj, Bytyqi theksoi se do të angazhohen që LVV-ja ta thërrasë seancën dhe ta konstituojë Kuvendin. Sipas saj, edhe LDK-ja deklaroi mbrëmë se nuk ekziston asnjë arsye për ta vonuar konstituimin, ndaj LVV-ja duhet ta përfundojë këtë proces dhe më pas të vijojë me procedurat e tjera.
