Në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu mori pjesë sot në një pritje lamtumirëse për nder të ambasadorit të Konfederatës Zvicerane, Jürg Sprecher, i cili po e mbyll misionin e tij diplomatik në vend.
Të lidhura
None found
Sipas një komunikate zyrtare, Haxhiu shfrytëzoi rastin për të falënderuar diplomatun zviceran për përkushtimin dhe punën e palodhur në shërbim të thellimit të lidhjeve dypalëshe midis Kosovës dhe Zvicrës.
Ajo vlerësoi lart angazhimin e ambasadorit Sprecher gjatë periudhës së shërbimit të tij në Kosovë, ndërsa i dëshiroi atij suksese në sfidat e reja profesionale. Haxhiu gjithashtu shfaqi besimin e plotë se raportet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve do të vijojnë të forcohen në vitet në vazhdim.
