Albulena Haxhiu i shpreh ngushëllime familjes Kryeziu: Eqrem Kryeziu, një intelektual i shquar që i mungon Kosovës

Albulena Haxhiu, e cila ushtron detyrën e presidentes, ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Kryeziu pas vdekjes së ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziu.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e saj, Haxhiu e përshkroi të ndjerin si një personalitet të dalluar intelektual dhe aktivist, i cili për më shumë se pesë dekada e kishte gërshetuar ekzistencën e tij me librin, arsimimin dhe dijen.

“Me ndarjen e tij nga jeta, Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar të një brezi që angazhimin për vendin e ndërtoi mbi dije dhe përgjegjësi”, shkruhet në telegram.

Ajo vuri në dukje se Eqrem Kryeziu ishte para së gjithash një profesor dhe një njeri i letrave, dhe se për më shumë se gjysmë shekulli jeta e tij ishte e pandashme nga bota e librit, edukimit dhe dijes.

“Edhe në politikë mbeti njeri me mendim të vetin, i drejtpërdrejtë në fjalë, me ironi të hollë dhe me një mënyrë të veçantë të të shprehurit, për të cilën publiku e njohu dhe e mbajti mend”, theksoi ajo.

Sipas Haxhiut, emri i Eqrem Kryeziut është veçanërisht i lidhur me Prizrenin, ku për shumë vite ishte pjesë e jetës politike të qytetit dhe të cilin e drejtoi si kryetar në vitet e para të qeverisjes lokale të pasluftës.

“Kontributi i tij vazhdoi edhe në Kuvendin e Kosovës dhe në jetën politike të vendit, por figura e Eqrem Kryeziut nuk përmblidhet në funksionet që mbajti. Do të kujtohet si profesor, intelektual dhe veprimtar i shquar me individualitet të spikatur, që la gjurmë në jetën politike e kulturore të Kosovës”, përfundon telegrami i ngushëllimit.


Shtuar 25.08.2026 15:06

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet