Aktakuzë ndaj 35 personave për operacionin në Prekaz të Poshtëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 35 të pandehurve dhe ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj tyre të zhvillohet në mungesë. Ata dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Të akuzuarit, të identifikuar me inicialet J.S., V.D., S.L., G.R., M.U., Z.T., Z.S., S.V., B.C., Z.M., R.S., V.T., B.P., R.M., M.S., S.I., N.S., B.F., Z.B., C.B., Z.R., D.I., S.M., V.J., M.L., R.C., S.P., N.M., V.R., D.Z., O.S., B.D., L.C., I.T. dhe M.B., dyshohet se ishin drejtues të Njësive Speciale të Policisë Serbe.

Të lidhura

None found

Sipas aktakuzës, në këtë rol ata kishin organizuar, bashkërenduar dhe udhëhequr një aksion të armatosur kundër lagjes Jasharaj në Prekaz të Poshtëm.

Prokuroria Speciale pretendon se sulmi u krye me artileri të rëndë, tanke dhe mjete të tjera luftarake, edhe pse në atë zonë ndodheshin shumë civilë.

Aktakuza përshkruan se gjatë operacionit u vranë civilë, mes tyre gra, fëmijë dhe të moshuar. Gjithashtu, civilë dyshohet se u morën peng, iu nënshtruan maltretimit dhe torturës, ndërsa u dëmtuan e u shkatërruan objekte dhe infrastrukturë civile.

Në aksion morën pjesë rreth 23 njësi policore. Në mesin e tyre ishte edhe Njësia për Operacione Speciale, e drejtuar nga M.U., i njohur me nofkën “Legia”.

Dokumenti i akuzës thotë se lagjja Jasharaj ishte mbajtur nën mbikëqyrje dhe kontroll të vazhdueshëm që nga fillimi i janarit të vitit 1998, deri në përfundimin e sulmit pas 7 marsit 1998.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, deklaroi se aktakuza është ndërtuar mbi një proces pune të kujdesshëm, profesional dhe të mbështetur në prova.

Isufaj theksoi se kjo aktakuzë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për trajtimin e krimeve të luftës dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të personave përgjegjës, pavarësisht ndërlikueshmërisë së rasteve dhe viteve të kaluara nga kryerja e tyre.

Prokurori i çështjes, Valdet Gashi, e përshkroi rastin si një prej hetimeve më komplekse dhe sfiduese.

Ai tha se puna intensive e stafit të Prokurorisë Speciale, së bashku me bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit, bëri të mundur arritjen deri në ngritjen e aktakuzës.

Dosja tashmë është përcjellë për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, konkretisht në Departamentin Special.


Shtuar 4.09.2026 17:07

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş