Aksident i rëndë në Prishtinë, treni përplas një këmbësore, gruaja niset drejt spitalit me lëndime të rënda

Një aksident është regjistruar në Prishtinë ku mësohet se një tren ka goditur një këmbësore. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30. Ndërkohë mësohet se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, thuhet në njoftim.


Shtuar 26.03.2024 19:04