Absurditet dhe kërcënim bosh” – Publicisti serb: Plani i Vuçiqit për devijimin e Ibrit, teknikisht i pamundur dhe qesharak

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka bërë të ditur se vendi i tij po shqyrton një projekt për të zhvendosur shtratin e lumit Ibër brenda kufijve të Serbisë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, autoritetet në Beograd tashmë kanë vënë në lëvizje një ekip specialistësh për këtë çështje.

Gjatë një prononcimi për një medium serb ditën e dielë, Vuçiq lëshoi edhe një paralajmërim, duke u shprehur se pas këtij veprimi do të shihet reagimi dhe sjellja e shqiptarëve.

“Tashmë kemi thirrur specialistë të fushës – inxhinierë ndërtimi dhe profesionistë të tjerë… Përderisa po e shtypin në këtë mënyrë popullin tonë, le ta provojmë. Kemi motive të ndryshme për t’ia ndërruar rrjedhën Ibrit dhe më pas do të konstatojmë ç’do të ndërmarrin shqiptarët dhe si do të veprojnë”, deklaroi ai.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Vuçiq përmend këtë ide — një qëndrim të ngjashëm ai kishte mbajtur edhe më parë.

Në vitin 2024, menjëherë pas aktit sabotues ndaj infrastrukturës jetike në Ibër-Lepenc, për të cilin dyshohen vetë serbët, ai kishte pohuar se Serbia kishte gati një projekt për devijimin e rrjedhës së këtij lumi në tokën e saj.

Publicisti serb Zlatoje Martinov e cilëson këtë si një deklaratë të papërgjegjshme dhe një kanosje pa asnjë bazë reale.

Sipas tij, bëhet fjalë për një absurditet të thellë, i cili për më tepër do t’i kushtonte shtrenjtë Serbisë.

Image

“Kjo futet në një seri deklaratash të Vuçiqit që s’kanë asnjë lidhje me realitetin. Një tjetër deklaratë e nxituar dhe kërcënim i zbrazët. Pohimi se do të ‘ndryshojë rrjedhën e lumit Ibër’ është një absurditet i pastër, sepse një ndërmarrje e tillë infrastrukturore kërkon një kompleksitet teknik të jashtëzakonshëm dhe do t’i kushtonte Serbisë miliarda euro”, thekson Martinov për “Bota sot”.

Ai shton se vendi i tij mezi po ia del të sigurojë fondet për projektin madhështor të Vuçiqit, “EXPO 2027”, ku punimet janë vonuar dhe vetë presidenti është në ankth nëse ndërtesat do të përfundohen deri në verën e vitit të ardhshëm.

Martinov nënvizon gjithashtu se për një iniciativë të tillë do të duhej drita jeshile e bashkësisë ndërkombëtare, të cilën Vuçiq nuk e posedon dhe as që mund ta marrë ndonjëherë.

“Përveç fondeve kolosale dhe punës shumëvjeçare teknike, zhvendosja e shtratit të Ibrit dhe ‘shkatërrimi i Liqenit të Gazivodës’ kërkon aprovimin e Evropës dhe të botës — një pëlqim që Vuçiq nuk e ka dhe që askush nuk mund ta sigurojë, pasi kjo do të konsiderohej krim kundër banorëve të Kosovës, përfshirë edhe serbët atje për të cilët ai betohet se i mbron”, argumenton publicisti.

Në përmbyllje, ai e sheh idenë e presidentit serb më shumë si qesharake sesa kërcënuese, duke e etiketuar si “ëndrra me sy hapur” të Aleksandër Vuçiqit.

Rëndësia e rrjedhës së Ibrit për Kosovën është thelbësore, pasi ajo është e ndërlidhur ngushtë me sistemin ujor të Ujmanit/Gazivodës dhe me kanalin Ibër-Lepenc.

Një ndërhyrje e kësaj natyre nuk do të ishte thjesht një spostim teknik, por një akt me implikime të drejtpërdrejta mbi furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Kosovës, veçanërisht për dy gjigantët energjetikë Kosova A dhe Kosova B.

Për pasojë, Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve duke bërë thirrje që të evitohen deklarata dhe veprime që nuk kontribuojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian më 11 gusht, duke shtuar se deklaratat mbi ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumenjve dhe veprimet që nuk i shërbejnë këtij qëllimi duhet të shmangen.


Shtuar 11.08.2026 17:57

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetup girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom