Abdixhiku diskuton me ambasadorin Rudolph situatën politike pas mosmiratimit të kandidatit për president

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Të lidhura

None found

Biseda u përqendrua te zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht te situata e krijuar pas refuzimit të propozimit për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Abdixhiku e cilësoi mospranimin e kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe dështimin për ta përmbyllur procesin institucional si zhvillime të pafavorshme për stabilitetin politik dhe funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.

Gjatë takimit, kreu i LDK-së nënvizoi edhe rëndësinë e mbështetjes nga partnerët strategjikë të Kosovës për ruajtjen e stabilitetit institucional, forcimin e demokracisë dhe avancimin e agjendës euroatlantike të vendit.

Palët vlerësuan rëndësinë e raporteve të afërta mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në çështjet që lidhen me zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës.

Abdixhiku shprehu në përfundim mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që Gjermania i ka ofruar Kosovës ndër vite, duke e cilësuar atë një nga partnerët strategjikë më të rëndësishëm të vendit.


Shtuar 2.09.2026 15:00

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişsekabetjojobet