Abdixhiku: Aleanca me SHBA-në, thelbësore për sigurinë dhe orientimin euroatlantik të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi sot një takim me një delegacion prej 14 përfaqësuesish të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Delegacioni ishte pjesë e programit “Balkans Forward Congressional Fellowship” të Atlantic Council.

Biseda u përqendrua te situata aktuale në Kosovë, perspektiva euroatlantike e vendit dhe zhvillimet më të fundit në aspektin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Abdixhiku nënvizoi peshën e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, duke e përshkruar atë si një bazë të rëndësishme për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës.

Kreu i LDK-së vlerësoi gjithashtu kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara në historinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, ndërsa kërkoi forcimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieje strategjike.

Një pjesë e diskutimeve iu kushtua edhe integrimit euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, si dhe nevojës për një prani të vazhdueshme amerikane në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.


Shtuar 9.09.2026 19:24

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetJojobet Giriş