Vajza në TikTok arriti t’i bindë djemtë se vajzat heqin lëkurën (VIDEO)

Një TikToker arriti të bindë me sukses dhe në mënyrë qesharake një numër të konsiderueshëm djemsh se “gratë heqin lëkurën, gjatë kohës që janë me perioda”.

Në një video të postuar, modelja Dakota Fink heq një maskë fytyrë që duket e ngjashme me ngjyrën e lëkurës dhe shkruan:

“Throwback kur burrat nuk e dinin se ne duhet të heqim shtresa lëkure pas periodave.”

Videoja është parë e pëlqyer mbi 3 milionë herë. Një nga djemtë shkroi:

“Ok, qenka e vërtetë. Më vjen keq që duhet të kaloni kaq shumë.”

Një i pafajshëm tjetër pyet:

“Unë jam djalë. Një vajzë të më thotë a është e vërtetë kjo?!”

Megjithatë, vajzat thjesht vazhduan “lojën” shumë seriozisht në TikTok dhe Twitter shkruan Daily Mail. Dikush shkroi:

“Kushdo që thotë s’e nuk i ndodh kështu, po gënjen. Duhet ta normalizojmë.”

Një tjetër vajzë tha:

“Ende e mbaj mend sa e frikësuar isha kur më duhej të hiqja lëkurën për herë të parë.”

Dhe nga Twitter, ndodhi pak a shumë e njëjta gjë. Ja disa nga komentet e vajzave:“Ende s’e kam hequr lëkurën para të dashurit. Është diçka shumë intime.”

Sigurisht, në një moment edhe ata djem që ishin në dyshim e kuptuan shakanë (shpresojmë).

Shtuar 13.05.2021 08:05