Thyen rekordet – Ky është filmi i ri më i shikuar në Netflix

Filmi i ri origjinal i Netflix-it, “La Dolce Villa”, është bërë komedia romantike më e shikuar në Netflix, duke arritur 19.8 milionë shikime në javën e parë të publikimit.

Me aktorët Scott Foley, Maia Reficco dhe Violante Placido, filmi ndjek historinë e një biznesmeni amerikan që udhëton në Itali për të ndaluar vajzën e tij të restaurojë një vilë, por përfundon duke përjetuar një aventurë të papritur romantike.

Pavarësisht se u publikua pa shumë bujë, filmi arriti majën e top-listës në Netflix dhe mori 73% vlerësim nga kritikët dhe 60% nga audienca në Rotten Tomatoes. New York Times e përshkroi si një “përrallë brilante” për amerikanët që bien në dashuri në Evropë.


Shtuar 25.02.2025 16:59

Tags: ,