Ebola përshpejton përhapjen në Republikën Demokratike të Kongos, 438 të vdekur ndërsa OBSH fillon trajtime eksperimentale

Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po zgjerohet me ritme alarmante, teksa bilanci i viktimave ka shkuar në 438.

Të lidhura

None found

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se deri më tani janë identifikuar 1,406 raste dhe 438 viktima, çka përkthehet në një normë vdekshmërie prej 31.2%. Vatra kryesore e përhapjes mbetet provinca Ituri, por raste janë regjistruar edhe në Kivu Veriore dhe Kivu Jugore.

Autoritetet shëndetësore konfirmuan gjithashtu një infektim të ri në Kisangani, një qytet i madh që ndodhet rreth 600 kilometra larg nga epiqendra e shpërthimit, duke rritur shqetësimet për shtrirjen e mëtejshme të virusit.

Në Kisangani, gjendja është rënduar edhe më shumë pasi një 24-vjeçare doli pozitive me Ebola, pasi trupi i saj ishte sjellë fshehurazi nga zona e Nia Nias. Autoritetet kanë tërhequr vëmendjen se transporti i trupave të viktimave përbën rrezik të lartë për përhapjen e sëmundjes, duke qenë se Ebola transmetohet lehtësisht gjatë riteve mortore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e ka klasifikuar situatën si emergjencë shëndetësore me shqetësim ndërkombëtar, bëri të ditur se kanë nisur provat klinike për dy trajtime eksperimentale kundër virusit.

OBSH sqaroi se pacienti i parë tashmë është përfshirë në këtë provë klinike me dy trajtime eksperimentale. Drejtori i përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në luftën ndaj virusit.

Ky është shpërthimi i 17-të i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos dhe u shpall më 15 maj. Shkaktar është varianti Budibugyo i virusit, për të cilin aktualisht nuk ka as vaksinë dhe as trajtim të miratuar.

Ndërkohë, në epiqendrën e epidemisë, autoritetet po hasin edhe kundërshtim nga banorët. Në rajonin Nia Nia, një qendër trajtimi për Ebolën u dogj nga protestues që ishin kundër masave të ndërmarra nga autoritetet shëndetësore.

Gjatë këtyre incidenteve, shtatë pacientë të dyshuar dolën nga izolimi, një punonjës policie humbi jetën dhe dy persona të tjerë u plagosën.

Sipas ekspertëve, këto ngjarje, të kombinuara me mungesën e pajisjeve mbrojtëse dhe mbingarkesën në qendrat e trajtimit, po e vështirësojnë edhe më tej kontrollin e epidemisë, e cila vlerësohet si një nga më të rëndat që vendi ka përjetuar në vitet e fundit.

Edhe Uganda ka raportuar 20 raste të Ebolës, mes tyre dy viktima, ndërsa së fundmi është konfirmuar edhe një rast i etheve hemorragjike Marburg, një virus i ngjashëm me Ebolën.

Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Félix Tshisekedi, u bëri thirrje vendeve të bashkëpunojnë në nivel ndërkombëtar, duke deklaruar se “epidemitë nuk njohin kufij” dhe se bashkërendimi rajonal është thelbësor për të ndalur përhapjen e sëmundjes.


Shtuar 3.07.2026 07:49

betparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş