Policia e Zvicrës sekuestron tetë makina, bënin zhurëm të madhe në qytet

Policia zvicërane ka ndaluar tetë vetura në qytetin e Thunit. Poashtu, shoferët e veturave janë ftuar për intervistim nga policia në Zvicër.

Arsyeja e ndalimit të këtyre veturave është bërë sepse ato po bënin zhurëm të madhe në qytet.

 

 

Automjetet janë dërguar në qendrën e inspektimit të trafikut ku do të kontrollohen teknikisht.

Ndaj drejtuesve të makinave pritet të ngritet akuzë për shkaktimin e panevojshëm të zhurmës dhe për shkeljen e Aktit të Trafikut Rrugor.


Shtuar 5.04.2021 03:04