Kjo është fotoja më e pëlqyer në Instagram, nuk do ta besoni sa milion pëlqime ka marrë (FOTO LAJM)

Fotografia e vezës së pulës vazhdon të mbetet fotografia më e pëlqyer në Instagram.

Në vitin 2019 ajo ishte në garë me foton e Kylie Jenner, por e tejkaloi dhe që nga ai vit mbahet si më e pëlqyera. Sot kjo foto ka mbi 55 milion pëlqime.

Në po të njëjtën faqe në Instagram, veza ka 55,569,322 pëlqime.

Libri i Rekordeve Guinness e ka vlerësuar në një postim foton me mbishkrimin se “një vezë u bë postimi më i pëlqyer në Instagram më 2019. Ende mban rekordin edhe kësaj dite me mbi 55 milionë pëlqime”.


Shtuar 5.01.2022 15:41