Moti i keq që goditi dje disa zona në Turqi shkaktoi shumë probleme në transportin rrugor dhe detar, ndërsa u kushtoi jetën të paktën 4 personave në Stamboll , ku erërat frynin me shpejtësi deri në 130 km në orë.
Të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Stambollit nga erërat e forta të djeshme, ndërsa në disa pjesë të vendit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, shkulje pemësh, çati të rrëzuara dhe aksidente të rënda në rrugë.
Por përveç pamjeve të fatkeqësisë që kanë qarkulluar në internet, dje është shfaqur një skenë pozitive kur autobusët kanë formuar një “mur” për të mbrojtur motoçiklistët që rrezikoheshin nga era në urën Bosforit.
Buses shield motorbike drivers struggling with the strong winds caused by the storm on a bridge in Istanbul, Turkey pic.twitter.com/8JM0Cect2T
— TRT World (@trtworld) November 29, 2021