Çështja e ngecjes së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian është rikthyer në diskutimet publike në Bullgari. Ushtruesja e detyrës së presidentes bullgare, Ilijana Jotova, e ngriti këtë çështje gjatë bisedës me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve të mediave bullgare, gjatë takimit u diskutua edhe për zgjerimin e BE-së. Jotova dhe Fico theksuan se rruga drejt anëtarësimit duhet të bazohet në rregulla të qarta dhe në rezultatet e arritura nga secili vend kandidat.
“E dini se kemi disa probleme me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe anëtarësimin e saj në BE. Kërkojmë mbështetjen tuaj që Maqedonia të ndjekë politikën evropiane të anëtarësimit. Për katër vjet nuk kemi parë përparim në zbatimin e detyrimeve të marra nga Maqedonia e Veriut në vitin 2022”, deklaroi Jotova gjatë takimit, raportoi agjencia “BTA”.
Maqedonia e Veriut e fitoi statusin e vendit kandidat në vitin 2005, ndërsa procesi i anëtarësimit është penguar disa herë. Fillimisht, pengesa lidhej me mosmarrëveshjen me Greqinë, ndërsa më vonë procesi u bllokua nga vetoja e Bullgarisë. Pas miratimit të të ashtuquajturit propozim francez në vitin 2022, nisi procesi i skriningut, por hapja e klasterit të parë mbetet e kushtëzuar nga ndryshimet kushtetuese, përcjell Zhurnal.mk.
