Në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është sjellë në Shqipëri nga Dubai.
I ekstraduari është B. H. A., 30-vjeç, lindur në Kukës. Për të, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Të lidhura
None found
Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se 30-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Masa e sigurisë “Arrest në burg”, ishte caktuar ndaj tij në vitin 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Ekstradimi u mundësua përmes bashkëpunimit dhe koordinimit informativ e operacional, mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe përfaqësuesve të Interpol Abu Dhabit.
Operacioni “The Wanted” vijon si pjesë e bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe strukturave homologe ndërkombëtare për gjetjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.
