Këtë të shtunë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Reoublikës Bajram Begaj, ka përkujtuar Shenjtoren Nënë Tereza, duke vlerësuar misionin dhe përkushtimin e saj ndaj njerëzve në nevojë.
Kreu i Shtetit thekson se, përmes shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, Nënë Tereza dëshmoi madhështinë e dinjitetit njerëzor.
Të lidhura
None found
“Drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin”, shkruan Begaj.
Sipas Presidentit, për shqiptarët Nënë Tereza mbetet një udhëzim dhe një amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke besuar te dashuria, drejtësia dhe shpresa.
