Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar me tone të ashpra ndaj Serbisë, duke thënë se ajo përbën një shoqëri dhe shtet “përfundimisht gjenocidal”.
Të lidhura
None found
Sipas tij, nuk ka më kuptim që të vazhdojnë përpjekjet për ndërtimin e marrëdhënieve me një shtet dhe shoqëri që nderon persona të dënuar për gjenocid.
“Serbia jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri është përfundimisht gjenocidale. Mendoj që nuk ia vlen më me u përpëkë me atë shtet e atë shoqni që glorifikon njeriun e dënum për gjenocid”, ka shkruar Gjinovci.
Ai ka bërë thirrje që Kosova të mbyllë të gjithë kufijtë me Serbinë dhe të ndërpresë çdo raport me të, derisa shoqëria serbe të ndryshojë, një proces që, sipas tij, mund të ndodhë vetëm në të ardhmen e largët.
“Kosova ish dashtë me i mbyllë krejt kufijtë edhe me ndërpre çdo marrëdhënie me Serbinë deri kur të normalizohet si shoqni, ndoshta dikur në shekullin e ardhshëm”, ka deklaruar ai.
Gjinovci ka komentuar gjithashtu edhe ceremoninë e varrimit me nderime shtetërore, duke propozuar që ajo të transmetohet drejtpërdrejt nga mediat ndërkombëtare.
“Përndryshe funeralin me nderime shtetnore duhet me u angazhu me ia transmetu live në mediat botnore, me e pa krejt bota çfarë shoqnie gjenocidale e shteti gjenocidal është Serbia”, ka shkruar Gjinovci.
