Athina synon të prodhojë 15 mijë dronë në vit, Dhendias paralajmëron për kërcënime të reja

Gjatë një vizite në Ksanthi, në krahinën e Trakës pranë kufirit me Turqinë, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dhendias, deklaroi se Greqia planifikon ta çojë prodhimin vjetor në 15 mijë dronë. Kjo nismë lidhet me modernizimin e Forcave të Armatosura dhe përshtatjen e tyre me format e reja të zhvillimit të luftërave.

Të lidhura

None found

Dhendias vizitoi njësinë ushtarake ku prodhohen mjetet ajrore pa pilot dhe bëri të ditur se kapaciteti aktual i ushtrisë greke është rreth 5 mijë dronë në vit. Sipas tij, pas përfundimit të fabrikës së re 309, e cila pritet të përurohet në dhjetor, ky kapacitet do të trefishohet dhe do të arrijë në 15 mijë dronë në vit. Kjo shifër nuk përfshin prodhimin e kompanive private të industrisë greke të mbrojtjes.

Athina e konsideron këtë zhvillim një ndryshim të rëndësishëm në krahasim me fundin e vitit 2023, kur Forcat e Armatosura kishin në dispozicion vetëm dy dronë të kategorisë HERON dhe 252 mjete fluturuese të prodhimit industrial, të cilat nuk ishin veçanërisht konkurruese.

Ministri grek theksoi se dronët nuk shërbejnë më vetëm për vëzhgim dhe zbulim, pasi mund të përdoren edhe në operacione sulmuese. Paralelisht, sipas tij, duhet të forcohen edhe kapacitetet për mbrojtjen ndaj dronëve të një vendi që mund ta kërcënojë Greqinë, pa përmendur emrin e ndonjë shteti. Ndërkohë, ushtria greke po ndërton 522 fortifikime të reja, punime që parashikohet të përfundojnë deri në vitin 2030.


Shtuar 4.09.2026 21:07

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahisromabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibom