Pas 72 orësh në qeli, Arben Kola rikthehet në protestë: Arrestimi im ishte politik, me urdhër të Ramës

Arben Kola, një nga 14 protestuesit e liruar pas 72 orësh në qeli, iu drejtua turmës gjatë protestës, pasi Gjykata e Tiranës e konsideroi të paligjshëm arrestimin e tyre. Aktivisti e cilësoi ndalimin e tij si një veprim të motivuar politikisht.

Gjatë fjalës së tij, Kola tha se reagimi i organeve të rendit ishte i tepruar dhe, sipas tij, dëshmon frikën e ekzekutivit përballë revoltës qytetare. Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin dhe strukturat e zbatimit të ligjit.

Të lidhura

None found

“Siç e keni parë, regjimi është i tmerruar! Rama ka edhe disa ‘djaj’, të cilët fshihen diku në polici dhe herë pas here edhe në prokurori. Arrestimi i aktivistëve, ku përfshihem edhe unë, ishte politik dhe u krye me urdhër të Edi Ramës”, deklaroi Kola para protestuesve.

Aktivisti sulmoi gjithashtu drejtuesit e policisë që zbatuan urdhrin për shoqërimin e protestuesve, si edhe përfaqësuesit e organit të akuzës që kërkuan vijimin e qëndrimit të tyre në burg. Sipas Kolës, këto veprime treguan një dështim profesional.

“Bëhej fjalë për një arrestim të zbatuar në mënyrë të dobët nga disa drejtues policie dhe, për turpin e qeverisë, edhe disa prokurorë u bënë palë, pasi ishin analfabetë”, përfundoi ai pas lirimit nga ambientet e izolimit.


Shtuar 4.09.2026 20:51

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahisromabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibom