Mbi 72 orë në qeli/ Gjykata e Tiranës liron protestuesit e arrestuar pas përplasjeve me policinë te Kryeministria: Arrestim i paligjshëm

Gjykata e Tiranës, ka liruar pas 72 orësh në qeli 14 aktivistët dhe qytetarët e arrestuar pas përplasjeve me policinë te Kryeministria në protestën e datës 1 shtator, ku protestuesit rrethuan godinën.

Ndaj protestuesve kishte dyshime për veprat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Të lidhura

None found

Në seancën e sotme, Gjykata e Tiranës, e cilësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë të protestuesve dhe konsideroi të ligjshëm protestën, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Në këtë rast, kërkesa e prokurorisë për masën “detyrim paraqitjeje“ ndaj 14 protestuesve, po ashtu edhe masa për mosmarrjen pjesë në grumbullime apo tubime, duke u ndaluar atyre të mos qëndrojnë në territorin përpara Komisariateve 1, 2 dhe 3, u konsiderua e padrejtë dhe u rrëzua nga gjykata.

Kujtojmë se protestuesit e arrestuar ishin: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimuçaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.

Ata u arrestuan mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e qeverisë sapo u mësua se kryeministri ndodhej brenda.

Pas disa orësh rezistencë nga ana e protestuesve, kryeministri e la zyrën nën masa të rrepta sigurie.


Shtuar 4.09.2026 15:48

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş