Teksa Greqia po përballet me flakë të shumta që kanë pushtuar pothuajse të gjithë rajonin, nuk kanë munguar as episodet humoristike. Një gazetare greke po transmetonte live situatën e zjarreve, kur pa një automjet që po kalonte nga vendi që ishte “mbërthyer” nga flakët. Gazetarja e ndaloi burrin për ta pyetur se si është gjendja, kur emigranti shqiptar tha “Shumë e mirë, shumë e mirë është gjendja. Të gjithë zjarrin e fika unë” teksa mbante në veshë edhe celularin.
Më pas gazetarja e pyet nëse është zjarrfikës apo vullnetar, ndërsa emigranti shqiptar i përgjigjet: “Jo nuk jam, shqiptar jam. Kam punuar këtu kam marrë lekë. Vetëm shqiptari kalon në mes të flakëve.”
Intervista:
Gazetarja: Mirëmëngjes, jeni të zonës këtu?
Shqiptari: Po, po, po.
Gazetarja: Si është gjendja keni shtëpi këtu?
Shqiptari: Shumë mirë, të gjithë unë e fika, unë.
Gazetarja: Jeni vullnetarë, apo zjarrfikës?
Shqiptari: Jo nuk jam, shqiptar jam, shqiptar por kam punuar kam marrë lekë.
Gazetarja: Keni shtëpi këtu, fikët zjarrin, çfarë bëtë?
Shqiptari: Fika zjarrin, bashkë me ca të tjerë, unë me makinë..kush kalon këtu në mes të flakëve, shqiptari kalon.
Gazetarja: Faleminderit shumë.