Flakët që kanë përfshirë fshatin Lundre, janë përhapur përtej territorit të tij dhe kanë depërtuar në zonën e fshatit Madhesh, duke vijuar lëvizjen drejt Shkopetit.
Era e fortë po ndihmon përhapjen e zjarrit dhe po vështirëson ndjeshëm përpjekjet për izolimin e tij.
Të lidhura
None found
Rreziku kërcënon edhe një banesë ku janë vendosur forcat e angazhuara për përballimin e situatës. Për këtë arsye, nevojitet një kontroll i menjëhershëm i kushteve të sigurisë për personelin dhe ndërtesën.
Në majën e malit Trodhen, flakët janë drejtuar nga zona e staneve. Përballë rrezikut të drejtpërdrejtë, është kërkuar evakuimi i personave që ndodhen aty, me qëllim mbrojtjen e jetës, raporton gazetari Enver Doçi.
Përballimi i situatës kërkon veprim të shpejtë, bashkërendim mes strukturave dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve të disponueshme.
Vështirësia e terrenit dhe kushtet e erës e bëjnë ndërhyrjen nga ajri të domosdoshme për ndalimin e përparimit të flakëve dhe mbrojtjen e banesave, banorëve dhe staneve.
Çdo shtyrje e ndërhyrjes rrit rrezikun që zjarri të dalë edhe më shumë jashtë kontrollit.
