Përplasja për Senatin e Miçiganit ashpërsohet, JD Vance sulmon Abdul El-Sayed: Mos e përmend gruan time

Gara për vendin e Miçiganit në Senatin amerikan ka marrë një kthesë më të tensionuar pas angazhimit të zëvendëspresidentit JD Vance në fushatën elektorale.

Të lidhura

None found

Vance doli në krah të kandidatit republikan Mike Rogers dhe gjatë një tubimi e cilësoi rivalin e tij demokrat, Abdul El-Sayed, si një figurë “të ligë” që nxit përçarje.

Sipas zëvendëspresidentit, El-Sayed kërkon ta “shkatërrojë” vendin dhe nuk ka si synim bashkimin e komuniteteve në Shtetet e Bashkuara.

Retorika e ashpër politike u shtri edhe te familja e Vance. Ai i kërkoi kandidatit demokrat të “mbante larg gojës emrin e gruas sime”, pasi El-Sayed kishte bërë komente që, sipas zëvendëspresidentit, linin të kuptohej se gjyshi i tij i ndjerë nuk do ta kishte pranuar Usha Vance, Zonjën e Dytë të SHBA-së, për shkak se ajo është hindu.

El-Sayed sqaroi më pas qëndrimin e tij, duke deklaruar se kritika nuk kishte të bënte me një person të caktuar, por me një filozofi politike që, sipas tij, nënkupton se disa amerikanë janë “më amerikanë se të tjerët”.

Gjatë fjalimit të tij në Michigan, Vance e lidhi në mënyrë të përsëritur El-Sayed me ndikuesin e majtë Hasan Piker.

Zëvendëspresidenti iu referua deklaratave të mëparshme të Pikerit për sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe pretendoi se El-Sayed kishte zhvilluar fushatë së bashku me të.

Megjithatë, deklaratat për të cilat foli Vance nuk janë bërë nga El-Sayed, ndërsa kandidati demokrat është distancuar më herët nga Piker.

Pavarësisht këtij fakti, Vance e shfrytëzoi lidhjen mes dy figurave si një prej pikave kryesore të sulmit të tij ndaj kandidatit demokrat.

Në një intervistë për CNN, El-Sayed iu përgjigj akuzave duke e drejtuar termin “e keqja” ndaj administratës Trump dhe politikave të saj.

Sipas BBC, demokrati denoncoi politikat ekonomike dhe sociale të administratës, duke thënë se ato kanë rënduar mbi familjet amerikane dhe u kanë sjellë përfitime miliarderëve.

“E keqja është heqja e kujdesit shëndetësor nga njerëzit që punojnë në këmbim të lehtësirave tatimore për miliarderët.”

El-Sayed sulmoi edhe tarifat dhe politikat tregtare, shtrenjtimin e ushqimeve e të karburantit, si dhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konfliktet jashtë vendit.

“E keqja është përçarja e njerëzve për përfitimin tënd” dhe “shitja e moralit për pak pushtet”, deklaroi ai.


Shtuar 1.09.2026 23:16

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet TürkiyeCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet