Pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë është shënuar tension gjatë mbrëmjes, pasi aty u mblodhën protestues pas shoqërimit të disa personave gjatë protestës.
Qytetarët kërkuan të informoheshin për personat e shoqëruar dhe kundërshtuan veprimet e policisë, duke u përplasur verbalisht me forcat e rendit.
Të lidhura
None found
Në mes të situatës së tensionuar, një qytetare u ndje keq dhe në vendngjarje u kërkua ndërhyrje për t’i ofruar ndihmën e nevojshme.
Këto zhvillime pasuan përplasjet e mëparshme pranë Kryeministrisë, ku protesta e 94-të kundër qeverisë u shoqërua gjithashtu me tensione mes protestuesve dhe policisë.
