Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, do të takohet më 6 shtator me shqiptarët që jetojnë në New Jersey, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Takimi, i pagëzuar “Freedom Works”, do të zhvillohet të dielën në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.
Të lidhura
None found
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Partisë Demokratike përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe adresën e aktivitetit: 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha ka vijuar takimet dhe komunikimin me komunitetin shqiptar. Aktiviteti në New Jersey pritet të trajtojë çështje që lidhen me diasporën, si edhe zhvillimet politike në Shqipëri.
Ndërkohë, pak orë më herët ishte konfirmuar edhe zhvillimi i foltores së Berishës në Dallas, Teksas, më 8 shtator.
