Starti i Tiranës në këtë edicion të Abissnet Superiores ka qenë alarmues. Bardheblutë kanë regjistruar dy humbje në po aq ndeshje, fillimisht 0 – 3 ndaj Egnatias dhe më pas 1 – 3 kundër Teutës.
Të lidhura
None found
Rezultati ndaj Teutës, ku kundërshtari përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, nxori në pah një skuadër ende të pakonsoliduar dhe me çrregullime të theksuara në prapavijë. Megjithatë, vështirësitë e ekipit të drejtuar nga Dean Klafuriç nuk kufizohen vetëm te mbrojtja, pasi problemet janë shfaqur edhe në ndërtimin e aksioneve dhe në finalizim.
Pas vetëm 15 minutash lojë përballë Teutës, Tirana u tërhoq në mbrojtje dhe hasi vështirësi për të avancuar drejt zonës së kundërshtarit. Një qasje e ngjashme u pa edhe në pjesën e parë të sfidës me Egnatian.
Në dy takimet e para të kampionatit, rekordmenët e Shqipërisë kanë shënuar vetëm një gol, i cili erdhi nga pika e penalltisë. Goli nga aksioni dhe një lojë më e rrjedhshme vijojnë të mungojnë. Mundësia e radhës për t’i dhënë fund këtij hendeku të madh do të jetë më 6 shtator, kur Tirana do të përballet me Vorën.
