Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka mbërritur në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit, për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
Të lidhura
None found
Takimi i liderëve do të mbahet më 31 gusht dhe 1 shtator, me pjesëmarrjen e drejtuesve të Kinës, Rusisë, Indisë, Pakistanit, Iranit dhe shteteve të tjera anëtare të organizatës.
Gjatë qëndrimit dyditor, Pezeshkiani pritet të zhvillojë bisedime dypalëshe me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, si dhe me drejtuesin e Pakistanit. Programi i vizitës përfshin edhe një takim me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jenë zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet ndërmjet vendeve.
Presidenti iranian do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim në samit, në një periudhë kur Teherani po përballet me presion të shtuar nga SHBA-ja.
E krijuar në vitin 2001, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait ka sot 10 shtete anëtare, përfshirë Kinën, Rusinë, Indinë, Pakistanin dhe Iranin. Fushat kryesore të veprimtarisë së saj janë bashkëpunimi politik, ekonomik dhe ai i sigurisë.
