Trupi i dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për identifikim

Ekspertiza paraprake e kryer në morgun e Fierit nuk ka mundur të përcaktojë identitetin e trupit të dekompozuar, i cili u gjet të premten në grykëderdhjen e Semanit.

Të lidhura

None found

Për vijimin e procedurave, viktima është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Atje do të kryhen ekzaminime për përcaktimin e moshës, shkakut dhe kohës së saktë të vdekjes, si edhe analiza e ADN-së.

Rezultatet e ADN-së pritet të ndihmojnë në përcaktimin e karakteristikave trupore të kufomës, përfshirë peshën dhe gjatësinë. Gjithashtu, kampioni do të krahasohet me ADN-në e familjarëve të disa personave që janë denoncuar të zhdukur nga banesat e tyre.

Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se trupi i përket një mashkulli. Gjatë kontrollit të parë mjeko-ligjor nuk janë evidentuar shenja dhune.

Sipas mjekëve ligjorë në Fier, faza e dekompozimit tregon se vdekja mund të ketë ndodhur rreth dy muaj më parë. Pikërisht gjatë kësaj periudhe janë raportuar edhe disa persona të humbur, ndërsa verifikimet shkencore për identifikimin e trupit vijojnë.


Shtuar 31.08.2026 10:58

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabetHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis