Lame e pranon hapur përgjimin: Shqiptarët do votonin për opozitën nëse u thoja “JO”

Skandali i përgjimit ndaj kreut të ALUIZNIT, Artan Lames bëri bujë të madhe para zgjedhjeve të 25 Prillit. Gjatë audio përgjimit, ai dëgjohej teksa jepte këshilla se si të “mashtronin” qytetarët për lejet e legalizimeve në prang të zgjedhjeve, në mënyrë që të mos bëheshin “mish për top” për opozitën.

Ditën e sotme Lame është pyetur në lidhje me këtë përgjim ku ka pranuar sërish së ai nuk mund t’u thotë shqiptarëve që banesat e tyre nuk legalizohen për shkak se bëhen vota për opozitën.

“Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethëne ai që është në opozitë abuzon me këtë.  Pra, të thuash thjesht që nuk legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër…”

Artan Lame: Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, nuk mund të thuash që nuk i legalizoj. Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethëne ai që është në opozitë abuzon me këtë.  Pra, të thuash thjesht që nuk legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër. Është krim të legalizohen. Dhe kjo duhet parë si shenjë përgjegjshmërie. Po mo po është krim të legalizosh në linjat e tensionit të lartë, është krim legalizimi në Butrint. Jemi në 2017 aty në përgjim. Ligji i ri e trajton këtë. Ai përgjim u mbajt për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe e ruajtën, e nxorrën. Dhe e dyta nuk u tha që është 2017. Nuk heq asnjë fjalë nga ai përgjim. Sapo ju thashë të njëjtën gjë. /albeu.com/