David Fadairo do të jetë sërish pjesë e Partizanit, pas përfundimit të aventurës europiane me Dinamon në Conference League.
Të lidhura
None found
I afruar nga Teuta gjatë merkatos së dimrit (2026), sulmuesi nigerian u bashkua me Dinamon në formën e huazimit për ndeshjet e Kupave të Europës.
Në 7 paraqitje me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, 25-vjeçari shënoi 3 gola, duke u renditur si golashënuesi më i mirë i dinamovitëve në këtë kompeticion.
Pas eliminimit në Play Off-in e Conference League, Fadairo do të kthehet te “Demat e Kuq”, tashmë me një profil më të konsoliduar dhe pritshmëri të mëdha për repartin ofensiv.
Trajneri Florin Bratu do të ketë një alternativë të rëndësishme në sulm, ndërsa forma e treguar nga Fadairo ka rritur entuziazmin e tifozëve të Partizanit, të cilët shpresojnë për fitimin e titullit në Superiore pas 4 vitesh pritje.
