Gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat, e cila vijon ende, kryeministri Edi Rama ka kërkuar një prani më të fortë të strukturave socialiste në territor dhe komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Sipas kërkesës së tij, duhet të krijohet një organizim i personalizuar, ku drejtues politikë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra të caktohen posaçërisht për ndjekjen e territorit.
Të lidhura
None found
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se këto takime duhet të zhvillohen çdo javë, në mënyrë që shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve të evidentohen drejtpërdrejt.
Një tjetër porosi e Ramës lidhet me “Pasqyrë Albania”, e cila, sipas tij, nuk duhet të funksionojë thjesht si një njësi apo platformë, por duhet të shndërrohet në ligj për të gjithë. Ai ka kërkuar besë dhe prani të qëndrueshme në territor, përmes një skeme të dedikuar ku përfshihen drejtues politikë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra.
