Klingbeil i kërkon Trumpit t’i japë fund luftës me Iranin: Pasojat po ndihen në çmimet e karburanteve

Zëvendëskancelari dhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, i kërkoi presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të ndalë luftën “e papërgjegjshme” me Iranin, përpara vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme, ku do të marrë pjesë në samitin e G20.

Të lidhura

None found

“Ky është mesazhi më i rëndësishëm, edhe për SHBA-në: përfundojeni këtë luftë”, deklaroi Klingbeil, duke e lidhur gjithashtu Trumpin me rritjen e çmimeve të karburanteve.

Sipas tij, “Donald Trump është përgjegjës për luftën e papërgjegjshme që filloi në Iran. Pasojat e saj po i shohim në stacionet e benzinës”.

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të G20 do të mblidhen të hënën dhe të martën në Asheville, Karolina e Veriut, në kuadër të përgatitjeve për samitin që do të zhvillohet në Miami në dhjetor.

Gjatë deklaratave të tij, Lars Klingbeil rikonfirmoi edhe propozimin për vendosjen e një takse evropiane mbi fitimet e tepërta të kompanive të naftës. Ai theksoi se këto kompani po përfitojnë financiarisht nga situata gjeopolitike. “Ato po mbushin xhepat e tyre! Kjo duhet të ndalet”, u shpreh ai.

Kjo çështje pritet të diskutohet në mbledhjen e ministrave të Financave të BE-së, e planifikuar të mbahet më 19 shtator në Dublin.


Shtuar 28.08.2026 19:22

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahis