Fisnik Asllani do ta humbasë sfidën hapëse të Hoffenheimit në Bundesligë, ku skuadra e tij do të përballet me Kolnin.
Të lidhura
None found
Mungesa e sulmuesit kosovar u konfirmua të premten nga trajneri Christian Ilzer, gjatë konferencës për shtyp para takimit.
Asllani ishte shumë pranë kalimit te Leipzigu, por transferimi nuk u finalizua në çastet e fundit për shkak të problemeve me gjendjen e tij fizike.
Pas dështimit të marrëveshjes me Leipzigun, për të u përmend edhe interesi i Dortmundit. Megjithatë, e ardhmja e 24-vjeçarit vijon të jetë e pasigurt.
“Fisit i duhet edhe pak kohë për të qenë plotësisht i gatshëm për skuadrën”, deklaroi Ilzer.
Tekniku austriak bëri të ditur se futbollisti do të rikthehet hap pas hapi në intensitetin maksimal të përgatitjeve.
“Ai gradualisht do të marrë pjesë më shumë në stërvitje”, u shpreh Ilzer.
Sulmuesi i Kosovës e filloi me vonesë fazën përgatitore për sezonin e ri, pasi kishte një shqetësim të lehtë në gju.
Gjatë sezonit të kaluar, Asllani shënoi 11 gola dhe regjistroi 10 asistime për Hoffenheimin në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë.
Takimi Koln–Hoffenheim do të luhet të shtunën në orën 15:30. Në përbërjen e klubit gjerman janë edhe kosovarët Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
