Një problem teknik shkaktoi ndërprerjen e sistemeve të kontrollit të trafikut ajror sot në orën 17:30, duke krijuar një situatë emergjente në hapësirën ajrore shqiptare. Lajmi u bë i ditur këtë të premte nga Albcontrol.
Pas evidentimit të incidentit, specialistët e Albcontrol aktivizuan menjëherë procedurat e përcaktuara dhe morën masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së avionëve në fluturim, si dhe për parandalimin e çdo rreziku të mundshëm.
Të lidhura
None found
Ndërhyrja e shpejtë dhe puna profesionale e teknikëve mundësuan që rreth orës 18:00 të riktheheshin në funksion 90% e sistemeve kryesore.
Reagimi në kohë bëri të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën ajrore shqiptare.
Ndërkohë, vijon puna për rikuperimin e pjesës së mbetur të sistemeve dhe rikthimin e tyre të plotë në funksionet normale.
