Rama me Mercedes luksoz mbi 100 mijë euro/ PD nxjerr dokumentet: Miliona euro janë shpenzuar për automjetet e pushtetit! SPAK të hetojë si shpërdorohen paratë e shqiptarëve

Partia Demokratike, ka ngritur akuza të reja ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e përdorimit të fondeve publike.

Zëdhënësja e PD-së për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, deklaroi se, ndërsa kreu i qeverisë flet për kursime, mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri financiare, ai shfaqet në automjete luksoze, të cilat sipas saj janë blerë me paratë e qytetarëve.

Të lidhura

None found

PD publikoi edhe të dhëna për automjetin me të cilin Rama u largua nga Pogradeci pak ditë më parë, pas mbledhjes së qeverisë.

Bëhet fjalë për një Mercedes-Benz S, me vlerë mbi 100.000 euro.

Sipas deklaratës së Genta Vangjelit, shembulli i kryeministrit ndiqet edhe nga vartësit e tij.

Të dhënat e Open Procurement, cituar nga PD, tregojnë se administrata e Edi Ramës ka shpenzuar miliona euro për blerjen, marrjen me qira ose përdorimin me leasing të automjeteve.

Partia Demokratike,pretendon se më shumë se 10 milionë euro të shpenzuara për këto procedura kanë përfunduar në duart e kunatit të KB socialiste të Durrësit, Emirjana Sakos.

Denoncimi lidhet edhe me procedurën e fundit të publikuar pak ditë më parë në regjistrin e prokurimeve. Ajo parashikon blerjen e 3 automjeteve për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, e drejtuar nga Delina Ibrahimaj, me një kosto prej 200.000 eurosh, të konvertuara sipas kursit të këmbimit të ditës së sotme.

Automjetet e MEI-t do të sigurohen nga i njëjti operator ekonomik, Mektrin Motors, biznes i familjes së Emirjana Sakos.

Sipas PD-së, këto raste dëshmojnë kontrastin mes deklaratave për kursime dhe praktikës së shpenzimeve publike. Përfundimi i saj është se propaganda shoqërohet me fjalë, ndërsa në praktikë shpenzohen miliona për luks; fondet publike përdoren për një administratë që nuk vendos kufij për shpenzimet; dhe kontratat publike vazhdojnë të përqendrohen te një grup i ngushtë operatorësh pranë pushtetit.

Partia Demokratike i ka bërë sërish thirrje SPAK-ut që të hetojë mënyrën se si përdoren paratë e shqiptarëve.

PD kërkon fundin e propagandës, padrejtësive, vjedhjes dhe korrupsionit, duke theksuar se shqiptarët kërkojnë drejtësi.


Shtuar 28.08.2026 12:08

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbet