Lindrit Kamberi, mbrojtësi kosovar dhe kapiteni i FC Zürichut, ka pësuar një dëmtim serioz në përballjen me Basel.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të klubit zviceran, goditja me bërryl nga Ludwig Malachowski i ka shkaktuar Kamberit thyerje të katërfishtë të ashtit të hundës.
Ngjarja u regjistrua gjatë ndeshjes së së shtunës. Futbollisti pati gjakderdhje të madhe nga hunda, ndaj loja u ndërpre për disa minuta që ai të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore.
Zürich reagoi me pakënaqësi ndaj vendimit të gjyqtarit, duke vlerësuar se ndërhyrja përbënte një akt të qartë dhune. Megjithatë, Malachowski mori vetëm karton të verdhë dhe VAR-i nuk ndërhyri.
Ende nuk është e qartë nëse Kamberi do të mund të vihet në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e fundjavës. Gjendja e tij pas dëmtimit do të përcaktojë vendimin përfundimtar.
Kamberi konsiderohet një nga lojtarët e rëndësishëm të Zürichut dhe mban gjithashtu shiritin e kapitenit të skuadrës./Telegrafi/
