Nevil Dede para duelit me Lillestrom: Mbështetja e tifozëve është vendimtare, Egnatia synon vetëm fitoren në Europa League

Egnatia do të luajë nesër në transfertë ndaj Lillestromit, në takimin e dytë të play-off-it të Europa League. Pas barazimit 0-0 në Rrogozhinë, sfida në Norvegji do të nisë në orën 19:00.

Të lidhura

None found

Trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Nevil Dede, foli në prag të kësaj përballjeje dhe u shfaq optimist për mundësinë e fitores. Ai vlerësoi veçanërisht rolin që do të ketë mbështetja e tifozëve në përpjekjen për të arritur objektivin.

Si e vlerësoni ndeshjen e parë?

Ishte një përballje e fortë. Lillestromi pati një nisje të mirë deri nga mesi i pjesës së parë, por më pas ne arritëm ta barazonim lojën. Duke parë mënyrën se si u zhvillua ndeshja dhe rastet që krijuam, duhet të kishim dalë fitues.

Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme?

Do të kemi mbështetjen e tifozëve, e cila do të na ndihmojë të paraqitemi mirë dhe të realizojmë objektivin tonë. Besoj se Lillestromi do ta nisë me intensitet, duke u mbështetur te avantazhi i faktorit fushë. Mendoj se pas minutës së 30-të loja do të ekuilibrohet. Të dyja skuadrat do të jenë në kushte të barabarta dhe ne do të luajmë vetëm për fitoren. Ne besojmë se mund të fitojmë.

Si ju duket gjendja e fushës?

Ne vijmë nga një vend mesdhetar, ku ka shumë diell, dhe klima nuk e favorizon krijimin e një bari kaq të mirë sa ky këtu. Nuk pretendoj të krahasohemi me stadiumet dhe fushat e Norvegjisë, por edhe fusha jonë në Rrogozhinë është shumë e mirë.

Cili është faktori kryesor që mund t’ju ndihmojë të fitoni?

Entuziazmi dhe energjia që do të marrim nga tifozët.


Shtuar 26.08.2026 18:53

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis