Vizita e John Ratcliffe në Moskë mbetet e paqartë, Kremlini: Nuk pati takim me Putinin

Vizita e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë vijon të mbetet e mbështjellë me pikëpyetje, pasi ai mbërriti mëngjesin e sotëm me një avion transporti të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Të lidhura

None found

Ende nuk dihet se me cilët zyrtarë u takua Ratcliffe dhe cilat ishin temat e bisedimeve. Kremlini ka sqaruar vetëm se drejtori i CIA-s nuk zhvilloi takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nuk janë planifikuar takime me Putinin”, deklaroi Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS. Udhëtimi përbën vizitën e parë zyrtare të njohur të Ratcliffe në Rusi.

Shefi i CIA-s ka ruajtur kontakte me homologun rus, Sergei Naryshkin, drejtuesin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), i cili më herët ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me të.

Peskov i tha edhe Washington Post se vizita lidhej me “kontaktet midis shërbimeve të sigurisë”, pa dhënë të dhëna të tjera mbi përmbajtjen e komunikimeve.

Më herët, një zyrtar amerikan i kishte thënë Kyiv Independent se Ratcliffe do të zhvillonte bisedime me zyrtarë të lartë rusë. Megjithatë, temat konkrete të diskutuara në këto kontakte nuk janë bërë të ditura.

Sipas një burimi të informuar për çështjen, Ukraina ishte vënë në dijeni se një delegacion amerikan do të shkonte në Rusi, por fillimisht nuk kishte marrë informacion se në të do të përfshihej edhe Ratcliffe.

I njëjti burim tha se zyrtarët ukrainas pritet të njoftohen për rezultatet e vizitës. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse drejtori i CIA-s do të shkojë në Kiev për t’ua përcjellë vetë këto informacione.

Ndërkohë, Axios raportoi se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Ukrainës të mos ndërmarrë sulme ndaj Moskës apo Shën Petersburgut gjatë qëndrimit të Ratcliffe në Rusi.

Vizita zhvillohet në një periudhë kur Uashingtoni dhe Moska kanë intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe nën drejtimin e presidentit Donald Trump. Ai mori detyrën në janar të 2025-ës dhe u zotua të negociojë për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Megjithëse të dërguarit e Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë vizituar disa herë Moskën, negociatat e paqes kanë mbetur në vendnumëro. Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të kenë mospajtime të mëdha, veçanërisht për çështjen e territoreve.

Witkoff dhe Kushner pritej të kryenin këtë javë vizitat e tyre të para në Ukrainë, por udhëtimi u shty. Një burim hodhi poshtë raportet e mëparshme se shkak për shtyrjen ishte rritja e sulmeve ruse, duke shpjeguar se Trump dëshironte t’i mbante dy të dërguarit pranë vetes për shkak të ngërçit të vazhdueshëm me Iranin.

Më 23 gusht, Rustem Umerov, kreu i ekipit negociator ukrainas, zhvilloi një bisedë telefonike me Witkoff. Sipas burimit, ky i fundit premtoi se do ta vizitonte Ukrainën në një moment të mëvonshëm.

Edhe pse procesi i paqes është bllokuar, Uashingtoni dhe Moska kanë vazhduar të mbajnë të hapura kanalet diplomatike. Këto komunikime kontribuuan në marrëveshjen e 11 gushtit për lirimin e ish-marinsit amerikan Robert Gilman, i cili kishte qëndruar i burgosur në Rusi për katër vjet.


Shtuar 26.08.2026 10:58

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis