Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në një deklaratë për mediat lidhur me takimet e zhvilluara nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Berishës, qeveria është shndërruar në një forcë armike ndaj qytetarëve, të cilët prej më shumë se tre muajsh po protestojnë në rrugët e Tiranës.
Të lidhura
None found
Ai tha se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, pasi, në vlerësimin e tij, kryeministri ka humbur çdo legjitimitet.
Berisha kritikoi mënyrën se si organizohen takimet qeveritare, duke i cilësuar ato si ahengje dhe duke pretenduar se nuk prodhojnë zgjidhje për problemet e vendit.
“Barkderrat e shtetit nuk kanë të ngopur në një kohë kur prej mbi tre muajve protestohet në rrugët e Tiranës, kundër një qeverie që nuk ka legjitimitet, protestohet kundër një qeverie armike dhe qëndrimet e saj. Edi Rama ka zgjedhur ahengjet qeveritare, duhet ta mësoni ju se kuçi ka shumë gjëra për të cilat është i njohur për sheleg he gatimin e tyre, dhe kjo ishte arsyeja e takimit në Kuç.
Korani nuk ka nevojë për komente, por rezultati I këtyre takimeve ishte vetëm mashtrime. Çfarë doli nga Pogradeci, re-trit-a. U mblodhën për të zgjidhur hallet e kombit dhe çfarë solli? Çfarë dëgjuan nxënësit mësuesit e këtij vendi për vitin e ri shkollor, çfarë dëgjuan të sëmurët, çfarë dëgjuan? Dëgjuan se do merremi me ushqimin, se qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë qiratë me më shumë se 2/3 e rrogës. Këta kalojnë nga një aheng në një aheng tjetër. Shqipëria ka nevojë për një minimum jetik. Nuk mund të ketë një fjalim të tij nëse “ose nuk fillon me hale ose nuk mbyllet me hale”, e ka të pamundur”, tha ai.
