Tottenham Hotspur ka bërë zyrtar afrimin e sulmuesit anësor Savinho, i cili vjen nga Manchester City.
Skuadra londineze po vijon të forcohet për këtë edicion, me synimin për t’u rikthyer konkurruese pas dy sezoneve të dështuara, të mbyllura në fundin e tabelës.
Të lidhura
None found
Pas transferimeve të Andy Robertson, Marcos Senesi, Jan Paul van Hecke dhe Sandro Tonali, Spurs njoftuan sot, të martën, edhe një tjetër përforcim të rëndësishëm.
Savinho i ka kushtuar klubit londinez plot 100 milionë euro, shumë kjo që përfshin edhe bonuset.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Savios nga Manchester City”, thuhet në komunikatën e Tottenhamit.
Sulmuesi brazilian ka firmosur një marrëveshje pesëvjeçare me Spurs dhe do të luajë me fanellën me numër 17.
