Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se po zhvillohen përpjekje për gjetjen e presidentit të ardhshëm të vendit.
Të lidhura
None found
“Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë”, ka thënë Haxhiu.
Ajo i bëri këto deklarata gjatë një konference për media, të mbajtur pas dekretimit të shtetësisë së Kosovës për Joe DioGuardin dhe bashkëshorten e tij, Shirley DioGuardi.
Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri vazhdon të jetë ndër temat qendrore në skenën politike.
