Në konferencë me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha, Edi Rama dhe Belinda Balluku janë aksionerë të vërtetë të aeroportit të Vlorës. Berisha kritikoi vendimin e qeverisë për ndërprerjen e kontratës me kompaninë e biznesmenit Behgjet Pacolli, duke argumentuar se një mosmarrëveshje mes partnerëve privatë duhet të zgjidhet përmes rrugëve gjyqësore ose arbitrazhit dhe jo me ndërhyrjen e shtetit.
Sipas Berishës, qeveria shqiptare rrezikon te paguaje gjobe deri ne 500 mln euro, ndersa akuzoi Ramen dhe Ballukun se kane përcaktuar për veten e tyre 130 milionë euro bileta të munguara.
Të lidhura
None found
“Aeroportet e Edi Ramës janë më keq se djegësat e tij.Në një akt skandaloz, të paprecedentë, Edi Rama vendos që problemet midis dy partnerëve privatë në aeroportin e Vlorës, të zgjidhen jo si në gjithë botën me rrugën gjyqësore apo arbitrazhet, midis tyre pa pasur asnjë implikacion për shtetin dhe taksapaguesit, vendos të bëhet palë, të prishë kontratën me Pacollin.
Prishja e kontratës me Pacollin e nxjerr Edi Ramën dhe Lubinë e tij lakuriq para shqiptarëve se ata janë aksionerë.
Se Edi Rama dhe Lubia, të cilët ndërhynë në sherrin, në grindjen, në diskordancat midis dy partnerëve privatë, dëshmojnë se partneri privat i tretë i vërtetë janë ata të dy.
Dhe mbi këtë bazë, merr përsipër aktin e pashembullt të prishjes së kontratës me koncesionarin në një kohë kur koncesionari është i gatshëm ta përfundojë aeroportin në kohën e duhur dhe ta vërë në funksion.
Me këtë akt, Edi Rama vetëm sa zbulon veten e tij se ato aksione 40 e sa përqind të kompanisë turke, ato janë për Ramën dhe Ballukun.
Sepse nuk mund të ketë një verbëri, nuk mund të ketë një akt kurrë që qeveria të futet në zjarr dhe të marrë tani përsipër gjoba që mund të shkojnë edhe 500 milionë euro.
Nuk ka çmenduri më të madhe, por kjo bëhet sepse Edi Rama dhe Lubia janë aksionerët e vërtetë të aksioneve të kompanisë turke dhe ata kanë përcaktuar për veten e tyre 130 milionë euro bileta të munguara”, tha Berisha.
