Një punëtor 49-vjeçar ka vdekur në Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po kryente punën e tij.
Të lidhura
None found
Rasti është denoncuar rreth orës 10:00, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, 49-vjeçari nuk ka mundur t’u rezistojë lëndimeve të pësuara dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin ku ndodhi ngjarja.
Për zbardhjen e rrethanave të rastit, Policia ka filluar hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.
