Cristian Shpendi ishte një nga figurat kryesore të duelit mes Cesenës dhe Sampdorias, i cili përfundoi në barazim 1-1 në Serie B.
Sulmuesi shqiptar zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, kur shfrytëzoi saktë një krosim dhe me goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Cesenës.
Të lidhura
None found
Pas pushimit, në minutën e 48-të, Shpendi ishte pranë golit të dytë. Goditja e tij diagonale u ndal nga shtylla pingule, duke i mohuar shqiptarit një tjetër finalizim.
Vetëm nëntë minuta më pas, 23-vjeçari mori karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër, ku nuk ishte i interesuar për topin.
Paraqitja e tij në këtë ndeshje mund t’i shërbejë Cristian Shpendit si një sinjal i fortë për përfshirjen në listën e trajnerit Rolando Maran për Shqipërinë në ndeshjet e shtatorit të Ligës së Kombeve.
Goli i Cristian Shpendit
Shtylla e goditur nga Cristian Shpendi
