Besiktasi shpërthen ndaj gjyqtarëve pas disfatës nga Alanyaspor, Aliti përfshihet në debat

Besiktasi ka reaguar me tone të forta pas humbjes 1:0 në transfertë ndaj Alanyasporit, në përballjen e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Turqisë.

Të lidhura

None found

Klubi nga Stambolli ka shprehur pakënaqësi të thellë për mënyrën e gjykimit, duke kritikuar veçanërisht gjyqtarin Adnan Deniz Kayatepe dhe disa prej vendimeve të tij gjatë ndeshjes.

Një nga emrat që u vu në qendër të diskutimeve ishte kapiteni i Alanyasporit, Fidan Aliti. Mbrojtësi kosovar u përfshi në disa episode të kontestuara, të cilat Besiktasi i publikoi edhe përmes një videoje në rrjetet sociale.

Rasti më i debatueshëm lidhej me përplasjen e Alitit me Leandro Trossardin brenda zonës së rreptësisë. Sipas pretendimit të Besiktasit, mbrojtësi përdori forcë të palejueshme ndaj sulmuesit belg dhe duhej të ndëshkohej me karton të kuq.

Videoja e shpërndarë nga klubi tregon kontaktin mes dy futbollistëve, ndërsa Trossard deklaroi pas përfundimit të takimit se ishte goditur me shuplakë.

“VAR-i ishte aty dhe, nëse do të ishte përdorur siç duhet, vendimi duhej të ndryshonte qartë. Mendoj se kundërshtari më goditi me shuplakë. Ishte karton i kuq i pastër. Vendimi duhej të ndryshohej”, deklaroi Trossard.

Pas incidentit, Kayatepe e ndali lojën, por gjyqtarët e VAR-it nuk ndërhynë për të rishikuar vendimin.

Besiktasi kundërshtoi edhe anulimin e një goli të shënuar prej tij, duke këmbëngulur se në aksion nuk kishte faull ndaj Alitit. Përmes pamjeve të tjera, klubi tregoi edhe momentin kur mbrojtësi i Kosovës e kapi për fanelle Dusan Vlahovicin, ndërsa sulmuesi po tentonte të hynte në zonën e rreptësisë.

Në komunikatën zyrtare, klubi turk kërkoi që Adnan Deniz Kayatepe dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit të gjykimit të mos drejtojnë më ndeshje të Besiktasit, duke i akuzuar për vendime të rënda.

“Adnan Deniz Kayatepe, vendimet skandaloze të të cilit nga gjysmëfinalja e kaluar e Kupës janë ende të freskëta në kujtesën tonë, ka shtuar edhe një tjetër turp në bilancin e tij. Lojtari kundërshtar e goditi Trossardin me shuplakë para gjithë botës. Gjyqtari nuk e pa incidentin, ndërsa VAR-i mbeti i heshtur”, thuhet në reagimin e Beshiktashit.

Besiktasi pretendon se goli i anuluar u mohua për shkak të një faulli që, sipas klubit, nuk ka ekzistuar. Po ashtu, ai vë në dukje se nuk pati reagim të gjyqtarit edhe në rastin kur Vlahovici u ndalua nga Aliti.

Debati për nivelin e arbitrimit në futbollin turk është rikthyer që në fillim të sezonit, ndërsa ankesat ndaj gjyqtarëve janë shfaqur që në dy javët e para.

Florent Hadërgjonaj ishte një nga protagonistët e Alanyasporit në këtë takim, pasi asistoi për golin e vetëm të ndeshjes.

Milot Rashica, ndërkohë, e ndoqi të gjithë sfidën nga stoli i rezervave të Besiktasit.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş