Bessent paralajmëron ofensivë ekonomike ndaj Iranit: SHBA kërcënon me masa edhe vendet që bëjnë biznes me Teheranin

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po hyjnë në “fazën e fundit të lojës” për një ofensivë të gjerë ekonomike kundër Iranit.

Të lidhura

None found

Në një artikull të botuar nga “Financial Times”, Bessent paralajmëroi afrimin e një “Dite-D ekonomike” për Teheranin, duke e cilësuar atë si “ofensivën më të madhe financiare” të ndërmarrë ndonjëherë ndaj një kundërshtari.

Objektivi i Uashingtonit, sipas tij, është të mbyllë kanalet ekonomike që mbështesin regjimin iranian dhe ta lërë Teheranin pa financim nga jashtë.

Paralajmërimi i sekretarit amerikan u drejtohet edhe shteteve dhe kompanive që vijojnë të bashkëpunojnë me Iranin. Ai akuzoi “mundësuesit e Iranit” se blejnë dhe transportojnë naftën iraniane, lehtësojnë transferimet e karburantit përmes rrugëve detare dhe lejojnë përdorimin e bankave të tyre për transaksione që SHBA i konsideron të paligjshme. “Pasojat” për vazhdimin e këtij bashkëpunimi mund të përfshihen në masat që administrata Trump mund të shpallë.

Qëndrimi i Bessent u bë publik vetëm pak ditë pasi Presidenti Donald Trump paralajmëroi një “Ditë-D ekonomike” kundër Iranit. Trump ka deklaruar se vendet që vazhdojnë të bëjnë biznes me Teheranin do të përballen me “pasoja të jashtëzakonshme ekonomike”.

Administrata amerikane po synon të shtojë trysninë ekonomike ndaj Iranit, me qëllim që ta detyrojë Teheranin të rikthehet në tryezën e negociatave.

Bessent i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë edhe Iranit, duke thënë se nëse Teherani zgjedh t’u përgjigjet ushtarakisht masave ekonomike amerikane, Trump do të reagojë “shpejt dhe me vendosmëri”.

Më shumë detaje pritet të dalin gjatë konferencës së shtypit të sekretarit të Thesarit, ku administrata amerikane mund të bëjë të ditura masa të reja ekonomike ndaj Iranit.


Shtuar 24.08.2026 09:46

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş