Broja kualifikon i vetëm Çelsin në gjysmëfinale

Sulmuesi i talentuar shqiptar Armando Broja kualifikoi skuadrën e tij Çelsi U18 në fazën gjysmëfinale të FA Cup për të rinj.

18-vjeçari mposhti me golin e tij bashkëmoshatarët e Miluollit duke dërguar “Blutë” në raundin e parafundit të kompeticionit për U18.

Në fazën e ardhshme, Çelsi U18 do të përballet me fituesin e çiftit Mançester Junajtid ose skuadrën e Uiganit. Broja u ul në stol në minutat e fundit të takimit.

Sulmuesi i Shpresave firmosi përpara disa kohësh një kontratë profesioniste me Çelsin duke pritur një ditë debutimin me skuadrën e parë.

Broja aktivizohet me ekipet zinxhir të Çelsit kryesisht me U18 dhe U23.


Shtuar 27.02.2020 21:40